Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIMOŽ GLIHA, PAS NDESHJES

Gliha: Kur Rashica e Muriqi luajnë bashkë, jemi shumë të fortë

Sonte, nga e majta: Primoz Gliha, Samir Ujkani, Arbnor Morina, Afrim Tovërlani, Bajram Shala...Foto: FFK

Gliha: Kur Rashica e Muriqi luajnë bashkë, jemi shumë të fortë


13 November, 2023 @0:15

Përzgjedhësi slloven i Kosovës, Primož Gliha, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Izraelit, ka thënë se ekipi i Kosovës sot ka krijuar shumë, ndërsa për shkak të gjendjes së fushës nuk kanë ardhur më shumë gola.

Ai ka thënë se si selektor, ai duhet të gjejë zgjidhje dhe këtë sonte duket se e ka bërë.

“Duhet të gjesh zgjidhje. Sonte kemi pasur shumë raste, por fusha ka qenë kjo që është. Kur krijon shumë, është dëshmi që ekipi ka funksionuar mirë. Besoj te lojtarët që i kam futur në lojë. Kosova ka lojtarë për të ardhmen. Kur Rashica e Muriqi luajnë së bashku jemi shumë më të fortë,” ka thënë ndër të tjera selektori i Kosovës.

TABELA AKTUALE, REZULTATET dhe ORARI

Pas fitores ndaj Izraelit të dielën, Kosova tash udhëton për në Basel ku do të luajë ndaj Zvicrës më 18 nëntor, ndërsa pret Bjellorusinë në ndeshjen e fundit kualifikuese në Prishtinë më 21 nëntor. Në duelet e para me kunëdrshtarët e radhës, Kosova ka barazuar me Zvicrën në Prishtinë 2-2, ndërsa është mposhtur nga Bjellorusia në Budapest, 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian