Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STËRVITJA E KOSOVËS, PARA NDESHJES NDAJ ZVICRËS

Hadërgjonaj dhe Vojvoda kthehen, Muriqi mungon

Fotot: FFK

Hadërgjonaj dhe Vojvoda kthehen, Muriqi mungon


Teksti: FFK

15 November, 2023 @11:54

Kombëtarja e Kosovës pas fitores së realizuar kundër Izraelit u është rikthyer stërvitjeve për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Zvicrës, që zhvillohet më 18 nëntor në Bazel. Kombëtares në grumbullim iu kanë bashkuar edhe Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda, të cilët munguan në ndeshjen e parë, derisa në stërvitje ka munguar Vedat Muriqi, i cili është lënduar në pjesën e dytë kundër Izraelit dhe tashmë pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se do t’i humbasë dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate kualifikuese.

Primoz Gliha

Atmosfera tek kampi i Dardanëve është shumë e mirë, teksa si zakonisht përkushtimi në stërvitje është maksimal. Në seancën e sotme përzgjedhësi Gliha dhe ndihmësit e tij kanë punuar me lojtarët kryesisht në aspektin tekniko-taktik, duke ndërtuar kësisoj strategjinë e lojës për duelin me helvetikët.

Meriton Korenica

Pas stërvitjes opinionin e tyre rreth paraqitjes kundër Izraelit dhe pritjeve të tyre për duelin e radhës në Bazel e dhanë Bernard Berisha dhe Qëndrim Zyba. Që të dy u shprehën optimistë se fitorja kundër Izraelit do të ndikojë që edhe në duelin e radhës të tregojnë lojë të mirë dhe të marrin rezultat pozitiv. REZULTATET, ORARI dhe TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian