Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHI E ERËRA TË FORTA

Stërvitja në shi, Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshje ndaj Zvicrës

Foto: FFK

Stërvitja në shi, Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshje ndaj Zvicrës


Teksti: FFK

15 November, 2023 @14:36

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot paradite me stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Zvicrës për kualifikimet Euro 2024. Seanca e sotme u mbajt nëpër kushte të vështira të motit, me rrebesh shiu dhe erëra të forta. Përkundër këtij fakti futbollistët u shfaqën maksimalisht të përkushtuar në stërvitje dhe me dëshirë për të përmirësuar edhe më shumë formën e tyre fizike.

Kosova

Ndërkohë, krahas punës në fushën e gjelbër, përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij po vazhdojnë punën edhe në aspektin teorik. Ata po kryejnë videoanaliza të stërvitjeve të kaluara dhe lojës së fundit, si dhe po e analizojnë me kujdes kundërshtarin, duke përgatitur strategjitë e duhura për këtë ndeshje. Para nisjes për në Bazel, Dardanët do të mbajnë edhe një stërvitje të enjten, teksa të premten në mëngjes do të udhëtojnë drejt Zvicrës, ku të shtunën i pret përballja e radhës në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024.

REZULTATET, ORARI dhe TABELA AKTUALE

Kosova pas fitores ndaj Izraelit më 12 nëntor, do të ndeshet me Zvicrën në Basel më 18 nëntor, para se të mbyll ciklin kualifikues në Prishtinë ndaj Bjellorusisë më 21 nëntor.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian