FORMACIONI I MUNDSHËM i SHQIPËRISË!
11-shja potenciale e Shqipërisë ndaj Moldavisë
16 November, 2023 @8:35
Rikthimi i disa lojtarëve si dhe stërvitjet e bëra me kohë, për Sylvinhon janë detyrë e lehtë për të rreshtuar 11-shen për ndeshjen ndaj Moldavisë që luhet nesër mbrëma. Sipas mediave shqiptare që kanë përcjellë nga afër stërvitjet, derisa kuqezinjtë qëndronin në Shqipëri këto ditë, duket se tekniku brazilian i kombëtares nuk ka edhe shumë dilema për startuesit e tij.
Kështu, për përballjen e parafundit për në EURO 2024 nga Grupi E kualifikues, Shqipëria pritet të jetë e gatshme plotësisht ndaj moldavëve që gjithashtu shpresojnë në mrekulli për EURO, ndërsa dueli që nis nesër mbrëma prej orës 18:00 në stadiumin Zimbru të kryeqytetit Chisinau pritet ta gjej ekipin kombëtar shqiptar me këta lojtarë në fushë. Te rezervat e ekipit, si opcionalë do të qëndrojnë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Fred Veseli, Ivan Balliu, Qazim Laçi, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Arbnor Muja, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Arbnor Muçolli dhe Mirlind Daku.
SHQIPËRIA XI:
Etrit Berisha;
-
Berat Gjimshiti,
Ardian Ismajli,
Elseid Hysaj,
Mario Mitaj;
-
Ylber Ramadani,
Kristjan Asllani,
Nedim Bajrami;
-
Jasir Asani,
Taulant Seferi;
-
Sokol Çikalleshi.
Shqipëria është e para në Grupin E në kualifikime drejt EURO2024. Kuqezinjtë kanë 13 pikë, 2 më shumë sesa ndjekësi i parë Çekia. Ekipit të Sylvinhos i duhet vetëm edhe një pikë në dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për të siguruar evropianin. Shqipëria më 17 nëntor është mysafire e Moldavisë, ndërsa më 20 nëntor mbyll kualifikimet në Tiranë.