Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosova - Bjellorusia

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosova - Bjellorusia


16 November, 2023 @12:15

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot se ka nisur shitjen e biletave online për ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për në EURO 2024 që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova pas mysafirllëkut në Basel, do të pres Bjellorusinë në Prishtinë më 21 nëntor, në përballjen e planifikuar të nis në ora 20:45. Biletat kanë dalë në shitje sot dhe mund të blihen online, me çmime të njëjta si për ndeshjet tjera që ishin.

REZULTATET, TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Kosova ka shuar gjasat për të shkuar në EURO 2024 që me rezultatet jo të mira të arritura në qershor, ndërsa shpresat u shuan thuajse krejtësisht në ndeshjet e shtatorit.

Biletat mund të blihen këtu.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian