DUELI I RADHËS
Kosova U21 kërkon fitore në “Zahir Pajaziti”
16 November, 2023 @23:31
Ekipi i Kosovës U21 drejtuar nga Afrim Tovërlani, nesër në mesditë luan duelin e pestë të grupit kualifikues për në EURO 2025, ndërsa kundërshtarë kanë Bullgarinë U21 me të cilët barazuan në Sofje.
Kësaj radhe, Kosova U21 dëshiron të fitojë duelin dhe të dalë mbi ta në renditje, ashtu që të mbajë gjallë shpresat për mëtutje në kualifikime në kuadër të Grupit D, ku favoritë janë Gjermania U21 dhe Polonia U21.
Kosova U21 nga katër ndeshjet e para të grupit ka 1 fitore, 1 barazim dhe 2 disfata, ndërsa nesër në “Zahir Pajaziti” të Podujevës kërkon fitoren e dytë të fazës grupore kualifikuese.
PORTIERË: Altin Gjokaj, Leo Besson, Eron Isufi.
MBROJTËS: Egzon Rexhaj, Amar Gërxhaliu, Valon Zumberi, Rejan Thaçi, Rion Zejnullahu, Arbnor Hasani.
MESFUSHORË: Art Smakaj, Altin Kryeziu, Veton Tusha, Redon Ismaili, Etnik Brruti, Behar Neziri, Adem Podrimaj, Oltion Bilalli.
SULMUES: Besfort Zeneli, Ardit Tahiri, Milot Avdyli, Dion Krasniqi, Arian Llugiqi.