Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Gliha: Duhet të jemi inteligjent për të arritur rezultat

Fotot: FFK

Gliha: Duhet të jemi inteligjent për të arritur rezultat


18 November, 2023 @10:01

Përzgjedhësi slloven i Kosovës, Primož Gliha, në deklaratën e tij dhënë për media në konferencën e fundit për shtyp të Kosovës para ndeshjes ndaj Zvicrës, ka thënë se lojtarët e tij duhet të tregohen inteligjent në fushë për të shpresuar në rezultat pozitiv.

Kosova kishte barazuar 2-2 me Zvicrën në Prishtinë.

Primoz Gliha

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Edhe pse në Prishtinë luajtëm baras, ishte një ndeshje shumë e fortë. Ne e mposhtëm Izraelin, por izraelitët treguan se janë të fortë pasi barazuan me Zvicrën. Presioni do të jetë shumë i madh pasi do të kemi përkrahje të madhe të publikut. Nëse duam të arrijmë rezultat pozitiv, duhet të jemi shumë inteligjentë dhe të dimë si të luajmë, sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë”, tha fillimisht Gliha.

REZULTATET, TABELA dhe ORARI

“Tani jemi në një situatë ku kemi pak gjasa. Por, kjo nuk ndryshon asgjë pasi jam shumë i fokusuar te ndeshja me Zvicrën sikurse ndaj çdo kundërshtari tjetër”, u shpreh tutje Gliha.

Përballaje e sotnme ndaj Zvicrës është e parafundit për Kosovën në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024. Ndërsa gjasat e Kosovës për kualifikim janë te e pamunudura logjike. Dueli nis në ora 20:45 dhe luhet në St Jakob-park të Baselit.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian