Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUEL PËR T'U HARRUAR!

Rumania U21 mposht thellë Shqipërinë U21

Rumania U21 mposht thellë Shqipërinë U21


Teksti: FSHF

18 November, 2023 @11:44

Shqipëria U-21 zhvilloi ndeshjen e pestë kualifikuese në Grupin E ndaj Rumanisë U-21 në transfertë. Kuqezinjtë u mundën 5-0, në sfidën që u luajt në stadiumin “Superbet Arena”.

Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Rumanisë: Lilo (GK), Mjaki, Dajko, Bajrami, Buxhelaj, Shabani, Berisha (C), Smajli, Pajaziti, Shpendi, Nikaj.

Ndeshja nuk nisi mirë për kuqezinjtë, pasi u ndëshkuan që në minutën e 7-të nga Munteanu, që realizoi falë një penalltie. Në të 15-ën Shqipëria U-21 pësoi edhe golin e dytë nga Matei Ilie, ndërsa në të 37-ën Rumunët trefishuan rezultatin falë golit të Rares Ilie.

Gjatë pjesës së parë trajneri Bushi aktivizoi në fushën e lojës Tim Civenë, ndërsa fraksioni i dytë nisi me tre ndërrime të tjera. Në fushën e lojës hynë Rashica, Pecani dhe Cristian Shpendi. Megjithatë Rumunët thelluan rezultatin në të 54-ën me golin e Grameni.

Në fund ekipi Kombëtar U-21 mbeti edhe me 10 lojtari pasi Cristian Shpendi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Rumania realizoi edhe një tjetër gol me Danciun.

Pas kësaj disfate 5-0, Shqipëria U-21 zbret në vendin e tretë në grupin E, ndërsa më datë 21 nëntor do të luajë takimin e radhës ndaj Malit të Zi në transfertë.

TABELA AKTUALE E GRUPIT E:

1. Zvicra 4-ndeshje; 10p.
2. Rumania 4-ndeshje; 9p.
3. Shqipëria 5-ndeshje; 9p.
4. Finlanda 3-ndeshje; 3p.
5. Mali i Zi 3-ndeshje; 3p.
6. Armenia 5-ndeshje; 1p.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian