MINUTAT!
Vetëm dy futbollistë, me minuta maksimale pas 7 ndeshjesh me Shqipërinë
20 November, 2023 @14:07
Tashmë, pasi që Shqipëria është kualifikuar për në EURO 2024, në një rishikim të lojtarëve që kanë kontribuuar në detyrat e tyre përzgjedhur nga selektori Sylvinho gjatë kampanjës kualifikuese prej marsit deri në ndeshjen e parafundit, rezultojnë vetëm dy futbollistë kuqezi që kanë pasur minutazhë maksimale në këto ndeshje.
Në shtatë ndeshjet kualifikuese, që mundësuan sigurimin e EUROs për Shqipërinë, strategu brazilian i Shqipërisë nga 90 minuta iu ka besuar vetëm dy futbollistëve të kombëtares. Dyshja në fjalë janë ish-kapiteni dhe mbrojtësi i krahut të djathtë të Shqipërisë, Elseid Hysaj si dhe mesfushori qendror i ekipit Ylber Ramadani.
Të dy futbollistët kanë maksimalen, nga 630 minuta që tregon për qëndrueshmërinë e tyre të madhe fizike, duke llogaritur këtu edhe shëndetin e tyre si dhe formën fizike, që ka çuar në siguri të pozitave për lojtarët e ftuar nga Sylvinho. Kjo tregon edhe një gjë me rëndësi, që braziliani i beson futbollistëve që kryejnë detyrat në fushë siç i kërkon.
Pas dyshes, me mbi 500 minuta lojë në kuadër të shtatë ndeshjeve të para, janë edhe Berat Gjimshiti (540min.), Mario Mitaj (540), Kristjan Asllani (505).
TOP-5 të angazhuar nga Sylvinho:
1. Elseid HYSAJ (Lazio) — 630 minuta;
-. Ylber RAMADANI (Lecce) — 630 minuta;
3. Berat GJIMSHITI (Atalanta) — 540 minuta;
-. Mario MITAJ (Lokomotiva Moskë) — 540 minuta;
5. Kristjan ASLLANI (Inter) — 505 minuta.