Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Shqipëria futbollistike dhe gërshërët e George Best-it

Fotot: FSHF

Shqipëria futbollistike dhe gërshërët e George Best-it


Shkruan: Petrit Osmani

19 November, 2023 @16:11

PËR SHQIPËRINË E DIKURSHME

Ishte viti 1965, kur njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, George Best në librin e tij autobiografik shkruan ndër të tjera përshtypjet e tij për Shqipërinë “…Nga Tirana nuk kishte linjë direkte dhe na u desh që të rrinim 4 ditë në këtë qytet që për mua ishin 4 ditët më të gjata në jetën time. Hoteli ishte i pështirë, ndërsa ushqimi skandaloz, barin e stadiumit e prisnin me gërshërë dore. Ishte aq i lartë sa aty mund të fshihej një tigër. Ne u ankuam se nuk po bënim asgjë interesante, ndërsa vendasit na dhanë në dispozicion një autobus të vjetër dhe na dërguan për një vizitë turistike në një spital psikiatrik….kurrë nuk e kuptova se pse pashë kaq shumë njerëz të armatosur, dhe ndoshta kjo ishte arsyeja pse ai spitali ishte i tejmbushur”.

Ndeshja Shqipëri – Irlandë e Veriut u mbyll me barazim, që i pamundësoi Irlandës së Veriut kualifikimin për në botërorin “Angli 1966”.

Albania

Vetëm dy vite më vonë një tjetër rezultat “historik” për kohën, u arrit në Tiranë. Më 8 prill 1967 Gjermania Perëndimore u ndal me barazim pa gola në Tiranë, anipse në ndeshjen e parë mes tyre, Gjermania kishte fituar me rezultat 6:0. Pas ndeshjes trajneri i famshëm Helmut Schön kur u pyet nga gazetarët, se pse gjatë gjithë kohës shkruante në bllokun e tij të shënimeve dhe fshinte, ai u përgjigj “nuk e kuptova se si luanin shqiptarët”.

Këto janë vetëm dy episode që tregojnë shumë qoftë për infrastrukturën sportive, qoftë edhe për rezultatet dhe “rezultatet historike”.
Këto dy barazime janë dy ngjarjet më të lavdishme të historisë së futbollit shqiptar.  Që prej asaj kohe, u desh rreth 50 vjet që kalonin, që barazimet të numëroheshin “suksese kombëtare” dhe pranimi i sa më pak golave të ishte lajm.

SHQIPËRIA E SOTME

Ishte europiani i vitit 2016, ai i cili rriti apetitet e shqiptarëve dhe bashkë me të edhe besimin se asgjë nuk është e pamundur.

Albania

Si debutues, Shqipëria pati paraqitje të mira, duke arritur të fitoj një ndeshje nga 3 sa luajti në fazën e grupeve, dhe me pak fat mund të kalonte grupet.
Mes ndërrimit të gjeneratës e bashkë me të edhe të trajnerit, u desh që të kalonin 1 cikël kualifikues për të konsoliduar një ekip me lojtarë të rinjë.
Në fund të vitit 2022, në krye të Shqipërisë emërohet ish futbollisti brazilian, Sylvinho, i cili për fatin e tij të mirë dhe për punën e jashtëzakonshme bashkë me stafin (Zabaleta dhe Doriva) arritën të krijonin një ekip të denjë që kualifikimin nuk e vë në dyshim, madje e siguron pothujse 3 xhiro përpara mbylljes së eliminatoreve.

Albania

Sylvinho, tashmë ka rritur apetitet që përveç kualifikimit si kokë e grupit, ai është koshient se në Gjermani nuk do të jetë thjeshtë për festë siç cilësohej europiani i parë “Francë 2016”. Detyra e tij do të jetë që të tejkaloj statistikat e italianit De Biasi, që në atë kohë kishte marrë 3 pikë nga 9 sosh në fazën e grupeve.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, Shqipëria nga një vend ku “bari i stadiumit prehej me gërshërë me dorë”, e deri tek ai ekipi që përveç se eliminon ekipe të mëdha siç janë Polonia dhe Çekia që kanë traditë të gjatë futbollistike, janë kualifikuar dhe po ecin krenarisht drejt “Euro 2024”.
Për sa i përket “historisë me gërshërë”,  sot në Shqipëri janë krijuar stadiume moderne të futbollit, si shembull për këtë është organizimi i finales së Conference League mes Feynoordit dhe Romës që u zhvillua në “Air Albania” në vitin 2022.

Epoka e Shqipërisë futbollistike,  sapo ka nisur!

Albania



i:

Mestitujt janë shtuar nga redaksia

 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian