Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

11-SHJA POTENCIALE

Shqipëria - Ishujt Faroe, 11-shja potenciale e Sylvinhos

Shqipëria - Ishujt Faroe, 11-shja potenciale e Sylvinhos


20 November, 2023 @9:35

Shqipëria ka siguruar Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” me barazimin e regjistruar në Moldavi më 17 nëntor. Kjo është hera e dytë që kuqezinjtë do të jenë pjesë e garës më të madhe evropiane në futboll për shtete.

Ndërkaq, në duelin e fundit të ciklit kualifikues, kur Shqipëria pret Ishujt Faroe sonte në “Arenën Kombëtare” selektori Sylvinho pritet të bëj disa ndërrime në formacionin e zakonshëm startues, derisa minutazhë në ndeshje pritet të fitojnë futbollistët që kryesisht futeshin si zëvendësues.

REZULTATET, ORARI dhe TABELA

Kështu, sipas projeksionit të Panoramës, Shqipëria sonte nuk do të ndërrojë formacionin si skemë, ndërsa te emrat pritet të ketë deri në gjashtë ndërrime.

11-shja POTENCIALE E SHQIPËRISË:

Thomas Strakosha;
-
Berat Gjimshiti,
Ardian Ismajli,
Ivan Balliu,
Mario Mitaj;
-
Ylber Ramadani,
Keidi Bare,
-
Ernest Muçi,
Jasir Asani,
Myrto Uzuni;
-
Mirlind Daku.

Ndeshja nis në ora 20:45 dhe luhet në Tiranë sonte, ndërsa janë shitur biletat për këtë ndeshje që në ditën e daljes së tyre. Pra, Arena Kombëtare pritet të jetë plotë, deri në ulësen e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian