Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MINUTAT E FUTBOLLISTËVE TË KOSOVËS

Kush luajti më shumë minuta për Kosovën në ciklin kualifikues për EURO 2024?

TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Kush luajti më shumë minuta për Kosovën në ciklin kualifikues për EURO 2024?


22 November, 2023 @14:25

TopSporti.com ka bërë një llogaritje tjetër të detajuar të futbollistëve të ftuar nga Alain Giresse dhe Primoz Gliha përgjatë kampanjës kualifikuese të Kosovës drejt EURO 2024, ndërsa në 10 ndeshjet kualifikuese Kosova arriti që në total të tubojë 11 pikë, të mjaftueshme vetëm për pozitën e parafundit në grup.

Kosova arriti vetëm 2 fitore (ndaj Andorrës jashtë dhe Izraelit brenda), ndërsa regjistroi 5 barazime (me Zvicrën 2, me Andorrën 1, me Izraelin 1, me Rumaninë 1) dhe 3 humbje (nga Rumania, 2 nga Bjellorusia).

Fidan Aliti dhe Arijanet Muric udhëheqin listën

Përndryshe, prej futbollistëve më së shumti të përdorur në ciklin kualifikues nga selektorët e lartpërmendur të Kosovës, në llogaritjen e TopSporti.com bërë për ata që kanë kaluar më shumë se 500 minuta në fushë, nga 900 minuta në total sa kanë zgjatur 10 ndeshjet, del që portieri Arijanet Muric dhe qendërmbrojtësi Fidan Aliti kanë më së shumti minuta të kaluara në fushë.

Të tjerët me mbi 500-minuta

Pas dyshes renditet Mërgim Vojvoda, që luajti sipas nevojës herë në krahë e herë thellë në mesfushë të Dardanëve, pason Florent Muslija, Vedat Muriqi dhe të tjerët si mëposhtë.

MË SË SHUMTI MINUTA ME KOSOVËN:

Futbollistët që kanë kaluar më së shumti minuta në fushë, përgjatë kampanjës kualifikuese të Kosovës për “Gjermania 2024”. Lista përmban vetëm futbollistët që kanë kaluar mbi 500-minuta në fushë në ndeshjet prej marsit 2023 deri në nëntor 2023.

1. Fidan Aliti (Alanyaspor) Mbrojtës - 30 vjeçar; 720-minuta.
-. Arijanet Muric (Burnley) Portier - 25 vjeçar; 720-minuta.
3. Mërgim Vojvoda (Torino) Mbrojtës - 28 vjeçar; 709-minuta.
4. Florent Muslija (Paderborn) Mesfushor - 25 vjeçar; 674-minuta.
5. Vedat Muriqi (Mallorca) Sulmues - 29 vjeçar; 559-minuta.
6. Amir Rrahmani (Napoli) Mbrojtës - 29 vjeçar; 540-minuta.
7. Milot Rashica (Beşiktaş) Sulmues - 27 vjeçar; 527-minuta.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian