STATISTIKA!
4 kapitenë, 5 lojtarë pa minuta, 2 përzgjedhës - ecuria e Kosovës në kualifikime për EURO 2024
22 November, 2023 @13:48
Katër futbollistë kanë mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjet e Kosovës në përballjet kualifikuese për EURO 2024, ndërsa në dhjetë duelet kualifikuese katër të parat i drejtoi një, e gjashtë të tjerat i drejtoi selektori tjetër.
Federata e Futbollit e Kosovës ka ftuar 40 futbollistë në ciklin kualifikues prej marsit të vitit 2023 deri në nëntor të vitit 2023, ndërsa vetëm pesë prej tyre nuk kanë shijuar asnjë minutë në njërën nga ndeshjet e Kosovës.
Ky është bilanci i përgjithshëm i ecurisë së Kosovës në kualifikime për EURO 2024, në atë që u parashikua si grup i lehtë, ndërsa në fund Kosova përfundoi edhe më poshtë sesa vazoja prej ku ishte futur në grup (e katërta).
TABELA PËRFUNDIMTARE DREJT EURO2024
Me humbjen e mbrëmshme nga Bjellorusia, Kosova përfundoi ciklin kualifikues për EURO 20204 në vend të pestë, të parafundit, ndërsa Bjellorusia është ekipi i vetëm që i ka shkaktuar dy humbje Kosovës në këtë grup.
Dardanët nisën kualifikimin me përzgjedhësin francez Alain Giresse, ndërsa e vazhduan deri në fund me të përkohshmin Primoz Gliha. TopSporti.com ka mbledhë të dhënat për secilën ndeshje të Kosovës dhe nga kalkulimet e bëra dalin statistika interesante dhe figura të ndryshme përgjatë kampanjës së vitit 2023, kualifikuese për EURO 2024.
KAPITENËT:
1. Amir Rrahmani - 6 ndeshje; (vs. ISR, AND, ROM, BLR, SUI, ROM)
2. Fidan Aliti - 2 ndeshje; (vs. SUI, BLR)
3. Milot Rashica - 1 ndeshje; (vs. AND)
4. Vedat Muriqi - 1 ndeshje. (vs. ISR).
FUTBOLLISTËT PA MINUTA:
Vetëm katër nga 40 futbollistë të ftuar përgjatë ciklit kualifikues të Kosovës nuk kanë shijuar asnjë minutë për Dardanët prej marsit deri në nëntor 2023. Dy prej tyre janë portier, njëri prej të cilëve u pensionua kah fundi i kualifikimeve.
Njëri është mbrojtës, që u ftua por s’mori minuta dhe nga dy mesfushorët, njëri pas mos-shfrytëzimit nga Kosova, kaloi te Shqipëria dhe u kualifikua në “Gjermania 2024”.
1. Samir Ujkani - 0 minuta; (ftesat: mars’23 - 2 ndeshje, qershor’23 - 2 ndeshje, shtator’23 - 2 ndeshje, tetor’23 - 1 ndeshje)
2. Kenan Haxhihamza - 0 minuta; (ftesat: nëntor’23 - 3 ndeshje)
3. Amar Gërxhaliu - 0 minuta; (ftesat: qershor’23 - 2 ndeshje)
4. Blendi Idrizi - 0 minuta; (ftesat: mars’23 - 2 ndeshje)
5. Arbnor Muja - 0 minuta. (ftesat: mars’23 - 2 ndeshje).
SELEKTORËT:
1. Alain Giresse — (vs. ISR, AND, ROM, BLR) [3 barazime, 1 humbje = 3 pikë],
2. Primož Gliha — (vs. SUI, ROM, AND, ISR, SUI, BLR) [2 fitore, 2 barazime, 2 humbje = 8 pikë].