Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT SHORTIT - PA SELEKTOR!

Kosova pret shortin pa përzgjedhës!

Foto: FFK

Kosova pret shortin pa përzgjedhës!


8 February, 2024 @12:04

Vetë e tha dhe vetë nuk e mbajti fjalën. Kreu i FFK-së gjatë janarit në kuadër të vizitës në Antalya te ekipet e Kosovës ku edhe u luajt Superkupa e Kosovës, në një intervistë për Kanal 10 tha se Kosova do të emërojë selektorin e ri të saj para shortit për Ligë të Kombeve - që mbahet sot - 8 shkurt.

Kjo nuk ndodhi, e as që do të ndodh gjatë ditës së sotme, pasi që në një lajm të botuar ditë më parë në Klan Kosova, kreu i FFK-së Agim Ademi është cituar të ketë thënë se Kosova do të ketë selektorin gjatë muajit mars!

E Kosova, që garon në Ligën C të Kombeve sonte në short pritet të mësojë kundërshtarët për edicionin 2024/25 të kësaj gare. Fitorja në grup do të duhej të ishte imperativ, për të shkuar një ligë me lartë në edicionin e radhës. Por, si duket punët edhe nuk janë aq të lehta në terren.

E këtë mbetet të shihet se si do ta përballojë Kosova në ndeshjet prej shtatorit deri në nëntor të këtij viti, kur do të luhen ato. Sa i përket vazove para shortit të sontëm që nis prej orës 18:00 në Paris, Kosova gjindet në vazon e dytë. Nuk do të ketë në grup Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe. Ndërsa nga kundërshtarët që do të mund t’i bien në grup, shihni mëposhtë vazot e ndara nga UEFA-ja para shortit.

VAZO 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu.
VAZO 2: Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe.
VAZO 3: Maqedonia Veriore, Sllovakia, Irlanda Veriore, Qiproja.
VAZO 4: Bjellorusia, Lituania/Gjibraltari, Estonia, Letonia.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve