Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SYNIMI I QARTË!

Para shortit, Shqipëria synon kalimin në Ligën A të Kombeve!

Foto: fshf.org

Para shortit, Shqipëria synon kalimin në Ligën A të Kombeve!


8 February, 2024 @11:33

Prej orës 18:00 në Paris do të nis ceremonia ku do të hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve — 2024/25. Ende pa u hedhur shorti dhe u kuptuar kandidatët, në një lajm të botuar nga FSHF-ja për shortin është bërë e ditur se synimi i kuqezinjëve është kalimi në Ligën A të Kombeve.

“Kompeticioni i Nations League ka ngritur siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A,” — ka shkruar FSHF-ja ndër të tjera në njoftim.

Kuqezinjtë kanë arritur të sigurojnë EURO 2024 nga kualifikimet për evropian në vitin e kaluar — dhe atë për herë të parë në histori si fitues i grupit kualifikues. Në EURO 2024 është në grupin e vdekjes me kundërshtarë si Italia, Kroacia e Spanja.

Mirëpo, për shortin e sontëm Shqipëria mund të gjendet gjithashtu në një grup të vdekjes, pasi që potencialisht mund t’i bien Anglia, Norvegjia e Turqia në grup. Por, duke parë edhe kundërshtarët tjerë, me pak fat - FSHF dhe ekipi kombëtar mund të shpresojnë edhe për Ligën A të Kombeve ku garojnë reprezentacionet aktualisht elitare.

Para shortit për Ligën B të Kombeve, Shqipëria është në vazon e tretë. Ndërsa vazot tjera dhe kundërshtarët potencialë janë:

VAZO 1: Anglia, Çekia, Austria, Uellsi.
VAZO 2: Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia.
VAZO 3: Shqipëria, Sllovenia, Mali i Zi, Irlanda.
VAZO 4: Greqia, Turqia, Gjeorgjia, Kazakistani.

Datat e ndeshjeve janë përcaktuar prej tash, ndërsa pritet të kuptohen vetëm kundërshtarët dhe renditja e dueleve.

ORARI I NDESHJEVE TË FAZËS GRUPORE:

Ndeshja 1: 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2: 8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3: 10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4: 13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5: 14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6: 17-19 Nëntor 2024.



 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve