Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEKSTUALISHT

LIVE: Shorti i Ligës së Kombeve 2024/25 - drejtpërdrejt

LIVE: Shorti i Ligës së Kombeve 2024/25 - drejtpërdrejt


8 February, 2024 @17:47

Tekstualisht këtu, për të gjithë ata që s’mund ta ndjekin në TV shortin e edicionit të katërt të Ligës së Kombeve. Duke e rifreskuar faqen, do të kuptoni shortin online direkt në TopSporti.com. Shorti nis prej orës 18:00. Kosova bën pjesë në vazon e dytë të Ligës C të Kombeve, ndërsa Shqipëria në vazon e tretë të Ligës B të Kombeve.

Pas këngës hyrëse, që prezentoi këngën e re të Ligës së Kombeve, udhëheqësi i natës në ceremoninë e UEFA-së në Paris, ish-gazetari i CNN-it, Pedro Pinto, po e hap natën ku do të tërhiqet shorti.

Mysafiri i parë, është letonezi Pahars që pritet të ndihmojë në short të Ligës D.

UEFA NATIONS LEAGUE

Në skenë paraqitet edhe Giorgio Marchetti, zv. sekretari i përgjithshëm i UEFA-së. Ai po shpjegon teknikalitetet e shortit, para se t’ia nis.

LIGA A:

Juan Mata hedh shortin për gjigandët e Ligës së Kombeve - Ligën A.

Grupi 1: Kroacia, Portugalia, Polonia, Skocia.
Grupi 2: Italia, Belgjika, Franca, Izraeli.
Grupi 3: Holanda, Hungaria, Gjermania, Bosnja e Hercegovina.
Grupi 4: Spanja, Danimarka, Zvicra, Serbia.

LIGA B:

Aleksandar Kolarov, hedh shortin për Ligën B.

Grupi 1: Çekia, Ukraina, Shqipëria, Gjeorgjia.
Grupi 2: Anglia, Finlanda, Irlanda, Greqia.
Grupi 3: Austria, Norvegjia, Sllovenia, Kazakistani.
Grupi 4: Uellsi, Islanda, Mali i Zi, Turqia.

LIGA C:

Giorgios Karagounis, gati për shortin e Ligës C.

Grupi 1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.
Grupi 2: Rumania, Kosova, Qiproja, Lituania/Gjibraltari.
Grupi 3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda Veriore, Bjellorusia.
Grupi 4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia Veriore, Letonia.

LIGA D:

Grupi 1: Lituania/Gjibralitari, San Marinoja, Lihtenshtajni.
Grupi 2: Moldavia, Malta, Andorra.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve