Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Valon Berisha: Foda na impresionoi

Valon Berisha: Foda na impresionoi


Marrë nga Laola International Football

9 April, 2024 @2:23

Mesfushori, ndër më me përvojë i Kosovës, Valon Berisha, që luan në futbollin austriak për ekipin e LASK të Linzit ka folur për mediat e atjeshme lidhur me përzgjedhësin e ri të Kosovës, Franco Foda.

Berisha ka shprehur kënaqësinë e tij me selektorin Foda, që më parë ka drejtuar Austrinë në EURO, ndërsa emisioni i kahmotshëm sportiv Laola ka transmetuar intervistën e mesfushorit të Kosovës dhënë për Kleinen Zeitung.

“Kemi pasur dy ndeshje shumë të mira miqësore. Armenia është kundërshtar shumë i fortë, ata kanë barazuar më parë me Çekinë 1-1. Luajtëm edhe ndaj Hungarisë shumë mirë për 60 minuta dhe më pas pësuam, duke mos pasur fat,” ka thënë Berisha.

Futbollisti 31 vjeçar ka theksuar se lojtarët kanë mbetur të impresionuar nga idetë e Fodës.

“Kishim nevojë për një ngritje të re, energji të re dhe ide të reja. Ai i solli të gjitha në ekip. Me të vërtetë na impresionoi në grumbullimin e parë.”

Ndërsa tregoi edhe mënyrën e lojës dhe taktikën që e kërkon selektori i ri i Kosovës.

“Ai kërkon që ne dalim përpara intensivisht. Të fitojmë topin dhe të ndërtojmë sulmin e shpejt me shumë shuta drejt portës. Duke i shtuar kësaj edhe mentalitetin gjerman, që është krejt ndryshe nga selektorët e përparmë që kishim, idetë e Fodës po përshtaten jashtëzakonshëm lojës tonë sepse kemi lojtarë të shpejt dhe mund të bëjmë tranzicione tepër të mira në momente,” ka shtuar Berisha.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve