Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDIHMËS-SELEKTORI I KOSOVËS, ROBERT IBERTSBERGER

Ibertsberger: Potenciali është aty

Foto: FFK / Robert Ibertsberger (dj.) duke diskutuar me Franco Fodën gjatë një stërvitjeje të Kosovës në muajin e kaluar gjatë miqësoreve

Ibertsberger: Potenciali është aty


Marrë nga Laola Football International

9 April, 2024 @14:19

Pas prillit të vitit 2022 kur u nda me SV Riedin, jeta për Robert Ibertsbergerin ishte e qetë. Reprezentuesi i dikurshëm i Austrisë, më pas kaloi në një ekip të ligës rajonale, Oedt, kurse fundi i vitit 2023 e priti me lajme të mira, për të nisur punën profesionale në fillim të vitit 2024!

Ish lojtari i Salzburgut dhe Venezias, mbrojtësi i dikurshëm - tash trajneri 47 vjeçar Robert Ibertsberger është punësuar si ndihmës i përzgjedhësit Franco Foda te ekipi kombëtar i Kosoovës.

E Ibertsberger, në një bisedë me Laolan austriake ka shpjeguar përgjithësisht ato që ka parë te Kosova, si dhe ka bërë të ditur për objektivat e vendosura - objektivat këto, që zakonisht nuk bëhen të ditura në Kosovë saktësisht por përmenden shumë shpesh. Austriaku ndërkaq, i ka theksuar qartë detyrat që kanë marrë te Kosova!

Në pyetjen se çka e shtyu të merrte detyrën e ndihmësit të Fodës te Kosova, Ibertsberger ka thënë se gjëja e parë ka qenë të punojë jashtë vendit. Më pas, puna me kombëtare. Kurse për Kosovën, fillimisht ka lëvdata.

Robert Ibertsberger

“Nëse e shikon nga afër ekipin, është jashtëzakonisht i mirë me individë që ka, janë lojtarë interesant, por edhe të mirë. Tash është koha të krijohet ideja për lojtarët dhe të krijohet ekipi i duhur në fushë. Aftësinë e kanë, ajo shihet.”

—E cilat janë qëllimet e vendosura?

“Federata e tyre kërkon të bëjë hapin e radhës! Të ngriten në një ligë më lartë në Ligë të Kombeve dhe të bëjnë diçka të rëndësishme në kualifikime për Botëror, ndoshta të arrijnë playoffin aty. Mundësia është aty. Sikurse thashë, kanë individë të mirë. Ndoshta ka edhe të tillë që do të na bashkohen, sepse ka lojtarë që mund të zgjedhin mes dy ekipeve kombëtare,” është përgjigjur 47 vjeçari.

—Kjo gjë kërkon shumë përkushtim?

“Natyrisht! Janë lojtarë që mund të luajnë edhe për kombëtare të mëdha si Gjermania, Zvicra e Austria. Shumë me rëndësi është që të kemi argumente të mira.”

—Kosova është shtet i ri. Gjërat në Ballkan shpesh janë shumë emotive. Çka ju pret juve atje?

“Saktësisht (qesh). Nëse mund të ndezim një shkëndijë, mund të jetë pozitive dhe emocionale, por natyrisht mund të merr edhe kahje tjetër. Potenciali është aty, tash është koha që ne trajnerët të ndezim euforinë përpara,” ka thënë në fund Ibertsberger.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve