Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I REALIZOHET ËNDRRA

Craig Bellamy merr timonin e Uellsit

Craig Bellamy merr timonin e Uellsit


9 July, 2024 @15:14

Ish futbollisti i Uellsit dhe i Liverpoolit, Craig Bellamy, ka thënë se ka arritur ëndrrën e tij pëfundimtare me emërimin që iu bë, duke qenë se ka pranuar detyrën e përzgjedhësit të Uellsit.

Ish kapiteni i uellsianëve ka nënshkruar kontratë katër vjeçare për të marrë detyrën nga Rob Page, kontrata e së cilit përfundoi me Federatën përkatëse. Bellamy ka punuar si trajner prej se u pensionua nga futbolli aktiv, por kjo do të jetë detyra e parë e tij si trajner i parë.

“Mezi pres të nis punën me ekipin në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa do të jap gjithçka nga vetja për të zhvilluar ekipin për të cilin kam pasion jetësor,” ka thënë 44 vjeçari pas pranimit zyrtar të detyrës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve