Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI I ANGLISË

Ivan Toney largohet nga Premier Liga, kalon në ekipin aziatik!

Foto: Brentford/ fb

Ivan Toney largohet nga Premier Liga, kalon në ekipin aziatik!


31 August, 2024 @5:52

Sulmuesi i Brentfordit dhe reprezentuesi anglez, Ivan Toney, përfundimisht është larguar nga ekipi i tij. Edhe pse kishte oferta nga ekipet e Premier Ligës, asnjëra nga këto nuk i dha mjetet e duhura që të kënaqë Brentfordin, ndërsa oferta prej Al-Ahlit nga Saudi Pro-League bindi drejtuesit e ekipit dhe shuma prej rreth 50 milionë eurove bëri që 28 vjeçari të “paketohet” për futboll aziatik.

Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank është shprehur të jetë i kënaqur me atë që ka treguar Toney për ekipin dhe ngritjen e skuadrës, ndërsa ka theksuar se ai ka shënuar mbi një gol për dy ndeshje që është numër i rëndësishëm i golave, për të shtuar në fund: “Ivan largohet si legjendë nga Brentfordi.”


 
Të gjitha lajmet nga Premier League