Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENALI LIRON SULMUESIN

Eddie Nketiah transferohet te Crystal Palace

Eddie Nketiah transferohet te Crystal Palace


31 August, 2024 @5:57

Sulmuesi i Arsenalit, Eddie Nketiah është lojtar i ri i Crystal Palace-it. Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror të lojtarëve, Arsenal ka pranuar ofertën rreth 35 milionë euroshe nga “Selhurst Park” për të shitur kartonin e lojtarit.

Nketiah 25 vjeçar ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Crystal Palace-in. I lindur në jug të Londrës, Nketiah ka shprehur lumturinë që ka arritur në një klub të jug-londinez.

“Secilën herë kur kthehesha në jug të Londrës, më buzëqeshte fytyra, kështu që është mirë të kthehesh në shtëpi,” ka thënë ndër të tjera Nketiah, pas nënshkrimit të marrëveshjes me ekipin e tij të ri.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League