Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STERLINGU NDËRRON AMBIENT, POR QËNDRON NË LONDËR

Befasisht, Raheem Sterling kalon te Arsenali

Fotot: Arsenal/ fb

Befasisht, Raheem Sterling kalon te Arsenali


31 August, 2024 @5:39

Ndër të papriturat e minutave të fundit të afatit kalimtar të futbollistëve këtë verë ka qenë kalimi i sulmuesit anglez Raheem Sterling te Arsenal. Chelsea ka huazuar futbollistin 29 vjeçar te “topçinjtë” që ka arritur marrëveshjen sezonale për të veshur fanellën e ekipit nga “Emirates” deri në fund të stinorit 2024/25.

“Ndjenjë e jashtëzakonshme. Me të vërtetë emocionuese,” ka thënë Sterling për këtë lëvizje pasi që nënshkroi marrëveshjen me ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta. Sterlingut i është thënë se nuk është në planet e Enzo Marescës për lojën e Chelseat dhe ai duhej të gjente zgjidhje të shpejtë.

Sterling ka regjistruar 81 paraqitje për Chelsean duke shënuar 19 gola prej se iu bashkua atyre për 60 milionë euro nga Manchester City në verë të vitit 2022. Ish-lojtari i Liverpoolit ka qenë ndër futbollistët e parë të transferuar te Chelsea, kur pronarët e rinj e morën klubin. Por, trajneri i ardhur këtë verë Maresca nuk llogarit te ai dhe kështu - zgjidhja më e shpejt ishte huazimi!

Sterling ka punuar me Artetën derisa ky i fundit ka qenë ndihmës-trajner te Manchester City. Sulmuesi në fjalë ka 82 paraqitje me Anglinë dhe ka qenë ndër lojtarët kyq të reprezentacionit kur ekipi arriti historinë duke luajtur finalen e parë të EUROs në EURO 2020.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League