Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

URUGUAJANI NË "OLD TRAFFORD"

Edhe një përforcim te Manchester Unitedi!

Edhe një përforcim te Manchester Unitedi!


31 August, 2024 @6:04

Mesfushori uruguajan i Paris St Germainit, është lojtar i ri i Manchester Unitedit. Djajt e kuq kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me ekipin parisien për të blerë kartonin e Manuel Ugartes për rreth 60 milionë euro me bonuse të përfshira.

Ugarte 23 vjeçar ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Manchester Unitedin, me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj tjerë! Me këtë transfer, Manchester United ka çuar në pesë numrin e përforcimeve të kësaj vere dhe ka kaluar shifrën e 200 milionë eurove në total për blerje të lojtarëve.

Përndryshe uruguajani ka regjistruar 37 paraqitje për PSG-në në stinorin e kaluar, ku kishte kaluar nga Sportingu i Lisbonës. Ai fitoi titullin e kampionit të Francës me PSG-në.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League