Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JADON SANCHO

Prej Manchesterit në Londër

Prej Manchesterit në Londër


31 August, 2024 @6:08

Jadon Sancho është huazuar përfundimisht nga Manchester Unitedi dhe atë në orët e fundit të ditës së fundit të afatit kalimtar të futbollistëve këtë verë. Sancho 24 vjeçar që assesi nuk e gjeti veten te Manchester United është huazuar te Chelsea deri në fund të këtij stinori.

Sipas BBC Sport, marrëveshja e huazimit të Sanchos në vete ka edhe obligimin e blerjes së lojtarit nga ana e Chelseat në një shumë që nuk tejkalon 30 milionë euro verën tjetër. Sancho kishte ardhur për 90 milionë euro te Manchester United, kur këta e transferuan atë nga Borussia Dortmund.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League