Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKIME PËR BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Barazim pas pjesës së parë në ndeshjen Trepça-Keravnos

Barazim pas pjesës së parë në ndeshjen Trepça-Keravnos


18 September, 2024 @13:48

Posa ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese të Trepçës, në kuadër të Basketball Champions League, ndërsa 20 minutat e para të duelit kanë përfunduar me barazim, 44-44. Trepça në çerek të parë ishte më e mirë, 23-14, por në të dytën qipriotët u rikthyen për të barazuar.

Desmond Cambgride është duke e mbajtur kampionin e Kosovës në lojë, me 13 pikë të shënuara, ndërsa pas tij menjëherë është reprezentuesi i Kosovës Mikaile Tmusic me 12 të shënuara.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga