TIFOZËT E CITYT

REUTERS
Refuzojnë biletat e Emirates-it
9 January, 2013 @15:40
Ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt e cila do të transmetohet drejtëpërdrejtë edhe nga televizionet në Angli është përcaktuar të jetë e kategorisë A dhe tifozët mysafirë vetëm për biletë duhet të paguajnë 62 funta.
Kjo e dhënë, i ka bërë që një e treta e tifozëve të Cityt të refuzojnë biletat e dhëna nga stadiumi Emirates. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i tifozëve të ekipit kampion, Kevin Parker, ka thënë:
”Është çmimi më i shtrenjtë që mbaj në mend gjatë gjithë jetës sime, për një ndeshje të së dielës që ipet drejtpërdrejtë në televizion! Por edhe mos të ishte në TV, prapë 62 funta janë tepër shtrenjtë të paguhen për vetëm një biletë në mënyrë të organizuar. Kjo është hera e parë që tifozët po më thonë mundem të paguaj, por nuk jam budalla t’i jap kaq para,” citon The Guardian, Parkerin.
Prej 3 mijë biletave të ndara për tifozët e Manchester Cityt, mbi 900 janë kthyer prapa, që i bie afro një e treta e biletave në përgjithësi.
City nuk ka arritur të mposht Arsenalin si mysafir në ligë që prej vitit 1975, pas 27 ndeshjeve të zhvilluara. Ndeshja zhvillohet të dielën në kuadër të Premier League.