FALENDERIME

Falenderon bashkëlojtarët
9 January, 2013 @11:47
Kapiteni i Trepçës 89 dhe tash zyrtarisht futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2012, Shpëtim Idrizi, nuk ka fshehur gëzimin e tij pas marrjes së shpërblimit më të vlefshëm individual në futbollin kosovar.
Mirëpo, ai për këtë përveç tjerësh ka falenderuar edhe bashkëlojtarët e tij, pa të cilët nuk do të kishte mundur të arrijë këtë sukses.
“Jam i privilegjuar me këtë çmim. Por, falenderimi i veçantë i shkon bashkëlojtarëve që më ndihmuan, trajnerëve që më votuan dhe krerëve të klubit. Shpresoj që në këtë vit me Trepçën 89 të korrim suksese të reja,” ka thënë Idrizi pas marrjes së shpërblimit.
Shpëtim Idrizi ka marrë 82 pikë, duke u shpallur futbollisti më i mirë i Kosovës, derisa vitin e kaluar me Trepçën 89 fitoi Kupën dhe Superkupën e Kosovës.