Episodi 2

BOROZANI/Erdis Driza
Marsi vjen shpejt
9 January, 2013 @10:49
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i përvjeli mëngët për stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Kështu, pas ceremonisë së shpalljes së më të mirëve, nën drejtimin e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, vendosi që kampionati i Kosovës, pra stinori pranveror t’ia nis me 9 mars, derisa garat e Kupës do të fillojnë një javë më heret, pra me 2 mars.
Në fund Komiteti Ekzekutiv i FFK-së u zotua se do të vazhdojë angazhimin me ngulm për hapat e mëtutjeshëm drejt anëtarësimit në FIFA.