COPPA ITALIA

REUTERS/Giampiero Sposito
Cana asiston në fitoren e Lazios
9 January, 2013 @11:13
Fitorja e mrëmshme e Lazio 3-0 ndaj Catanias ka qenë e veçantë për kosovarin Lorik Cana, pasi që pas shumë kohësh ai ka regjistruar një asist.
Në fakt Cana ka marrë përgjegjësinë për goditjen nga këndi në minutën e 30-të ndërsa topi i tij ka gjetur mbrojtësin rumun Stefan Radu i cili ka shënuar golin e parë të ndeshjes, pas së cilës biancocelestët shënuan edhe dy herë për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës. Cana ka luajtur tërë ndeshjen.
Lazioja në gjysmëfinale do të ketë punë të vështirë pasi që do të ndeshet me fituesin e duelit çerekfinal Juventus - Milan që luhet sonte.
REZULTATI:
Lazio - Catania 3-0 (Radu 30, Hernanes 61, 90)