THE GUNNERS

REUTERS
Milionat gati për Walcottin
9 January, 2013 @14:26
Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, është gati të flet me sulmuesin e ekipit, Theo Walcott, respektivisht me agjentët e tij në 48 orët e ardhshme për të përfunduar dilemën e mbetjes së tij në Arsenal.
Walcott 23 vjeçar, që tash po luan si qendërsulmues do t’i merr 90 mijë funta në javë dhe do të barazohet me lojtarin më të paguar në skuadër që aktualisht është sulmuesi gjerman i ardhur nga Kolni, Lukas Podolski.
Mirëpo, për të bindur Walcottin, Gazidis ka përgatitur edhe një 3 milionësh shtesë si shpërblim për rinënshkrim të kontratës me Arsenalin. Walcott është shumë i popullarizuar te tifozët e klubit dhe çdonjëri e kërkon ate në ekip.
Gjithashtu, edhe ai vetë kërkon që të mbetet aty që një ditë të merr statusin e legjendës së klubit. Kontrata e ardhshme e Walcottit do të jetë e gjatë pesë vite, derisa kjo e tashmja i skadon këtë verë.