COPPA ITALIA

REUTERS
Juve kalon Milanin
9 January, 2013 @23:23
Juventus ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi që pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta mposhti Milanin 2-1 në Juventus Arena.
Fituesi i kësaj përballjeje është dashur të përcaktohet pas vazhdimeve pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1-1.
Ishte ekipi i Massimiliano Allegrit që kaloi në epërsi pas një goli të shpejtë të faraonit, Stephan El Shaarawy. Mirëpo, Juventusi iu kundërpërgjigj shpejtë me anë të Sebastian Giovincos.
E kryetrajneri i Juventusit, ndërroi Giovincon në minutën e 65-të me malaziasin, Mirko Vucinic, i cili shënoi gol në vazhdime në minutn e 95-të për të dërguar Zonjën e Vjetër në gjysmëfinale të Kupës.
Deri në çerekfinale luhet një ndeshje dhe fituesi kalon në fazën tjetër. Gjysmëfinalja ka dy përballje, kështu janë rregullat në Coppa Italia.
REZULTATI:
Juventus - Milan 2-1 (Giovinco 12, Vucinic 95 - El Shaarawy 6)
GJYSMËFINALJA E PARË:
22 janar: Lazio - Juventus
29 janar: Juventus - Lazio