COPA DEL REY

REUTERS/Juan Medina
Shkëlqen Ronaldo
9 January, 2013 @23:45
Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer sonte si me numrin e golave ashtu edhe me bukurinë e tyre për të eliminuar Celta Vigon pas dy ndeshjeve në kuadër të Kupës së Mbretit.
Real Madridi i cili kishte humbur ndeshjen e parë nga Celta 2-1, sonte i mposhti ata 4-0, ku gjermani Sami Khedira u përkujdes për golin e fundit pas shkëlqimit të portugezit, Ronaldo.
Përveç Realit në çerekfinale deri më tash janë kualifikuar: Valencia, Sevilla, Real Zaragoza dhe Malaga. Tre ekipet tjera bëhen të ditura nesër.
REZULTATI:
Real Madrid - Celta Vigo 4-0 (Ronaldo 3, 24, 87, Khedira 89)