Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDON ME GOLA

Muriqi arrin shifrën e 13 golave në LaLiga

Foto: RCD

Muriqi arrin shifrën e 13 golave në LaLiga


5 May, 2023 @12:04

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur shifrën e 13 golave në kuadër të LaLigas këtë stinor, duke dhënë mbrëmë nga penalltia golin në humbje të Mallorcës ndaj Gironës, 2-1. Në fakt Muriqi kishte shënuar edhe më parë, por ajo u anulua për pozitë jashtë loje. Ndërsa dhjetë minuta para fundit të ndeshjes ai nxorri penallti dhe e konkretizoi për të barazuar rezultatin, barazim ky që nuk zgjati shumë, pasi që venadsit përsëri dolën përpara për të marrë tri pikët e plota në fund, Girona 2-1 Mallorca [Espinosa 45+2, Castellanos 84 - Muriqi 80pen.].

Pas 33 xhirosh Girona është e shtata me 47 pikë, ndërsa Mallorca ka 41 pikë në pozitën e dymbëdhjetë. Lideri i golashënuesve të LaLiga Robert Lewandowski ka 19 gola, ndërsa ndjekësi i parë i tij Karim Benzema ka 17 të shënuara.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga