Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID RRËSHQET!

Sociedad mposht Real Madridin, i afrohet edhe më Ligës së Kampionëve

Foto: LaLiga/ fb

Sociedad mposht Real Madridin, i afrohet edhe më Ligës së Kampionëve


3 May, 2023 @0:09

Titulli kampion i LaLigës është thuajse i Barcelonës, pasi që Real Madrid u mposht nga Real Sociedad 2-0 sonte. Këta të fundit forcuan pozitën e katërt në renditje tabelare dhe tashmë iu afruan edhe më sigurimit të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid në anën tjetër mbetet 14 pikë larg Barcelonës lidere, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për të përfunduar kampionati! Ekipi i Carlo Ancelottit tash do të koncetrohet plotësisht në Ligë të Kampionëve, ku do të takohen me Manchester Cityn në gjysmëfinale.

Sociedad i drejtuar nga Imanol Alguacil kaloi në epërsi dy minuta pasi hynë në pjesë të dytë të ndeshjes, pas një veprimi jo të mirë të mbrojtjes së madrilenëve. Takefusa Kuba shënoi ndaj ish-ekipit të tij për epërsinë fillestare.

Gjërat u përkeqësuan për Real Madridin kur Dani Carvajal mori të verdhën e dytë, shtatë minuta pasi që kishte marrë një të verdhë pa nevojë. E Sociedadi siguroi fitoren pesë minuta para fundit të ndeshjes kur Ander Barrenetxea shëoni për përfundimtaren, Real Sociedad 2-0 Real Madrid [Kubo 47, Barrenetxea 85].

Baskët, të katërtit në renditje, tash kanë tetë pikë më shumë sesa ndjekësi i tyre Villarreal dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar, në luftë për pozitën e fundit që dërgon nga LaLiga në Ligë të Kampionëve 2023/24.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga