Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TALENTI ANGLEZ KALON TE MBRETËRIT

Bellingham zyrtarizohet te Real Madridi, me bonuse deri në 30mln euro shtesë

Bellingham zyrtarizohet te Real Madridi, me bonuse deri në 30mln euro shtesë


14 June, 2023 @15:33

Real Madrid ka nënshkruar dhe ka zyrtarizuar mesfushorin anglez Jude Bellingham. Mesfushori 19-vjeçar ka ardhur nga Borussia Dortmund te Real Madrid për shumën e 103 milionë eurove. Nëse do të arrihen edhe bonuset, shuma do të shtohet edhe për 30 milionë euro tjera, ka bërë të ditur BBC Sport sot.

Bellingham, që ka nisur karrierën e tij te Birmingham City do të prezantohet si lojtar i ri i Real Madridit të enjten në një ceremoni speciale, ndërsa ka falenderuar Borussia Dortmundin për gjithçka që ka kaluar aty gjatë tri viteve të shkuara. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Champions League