Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRZGJEDHIN TALENTIN

Vitor Roque me kontratë afatgjate te Barcelona

Vitor Roque me kontratë afatgjate te Barcelona


14 June, 2023 @8:34

Barcelona ka siguruar shërbimet e talentit brazilian Vitor Roque. Së paku kështu ka raportuar Diario AS, ndërsa sulmuesi 18-vjeçar pritet të arrijë te ekipi katalonas nga Athletico Paranaense.

Barcelona do t’i detyrohet Athletico Paranaenses 40 milionë euro në tre këste, ndërsa kontrata e brazilianit të ri do të jetë 5-vjeçare me kampionët e Spanjës.

Lëvizja, sipas AS, nuk do të zyrtarizohet derisa Barcelona të arrijë nivelizimin e pagave të lojtarëve aktualë (duke i larguar nga ekipi, ose duke i ulur rrogat) për të siguruar që gjithçka të jetë pastër me Vitor Roque. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga La Liga