Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

ZYRTARE: Benzema largohet nga Real Madridi

ZYRTARE: Benzema largohet nga Real Madridi


4 June, 2023 @12:22

Fundi i një epoke fantastike!

Pas 14 viteve të kaluara në Madrid, Karim Benzema më nuk do të jetë pjesë e Real Madridit. Kjo u bë e ditur zyrtarisht nga klubi spanjoll.

Sulmuesi francez me gjasë karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite, ku e pret një pagë e majme.

Mes tjerash, 5 Champions League të fituar dhe 1 Top të Artë, një karrierë fantastike për një prej sulmuesve më të mirë të historisë.

Dje, Reali zyrtarizoi edhe largimet e Hazardit, Marianos dhe Asensios, e mbetet të pritet se çfarë ardhje do të ketë te klubi më i madh në botë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League