Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILIANI I RI

Vitor Roque me klauzolë 500-milionëshe te Barcelona

Vitor Roque me klauzolë 500-milionëshe te Barcelona


13 July, 2023 @11:12

Sulmuesi i ri brazilian, Vitor Roque u zyrtarizua ditë më parë si transfer i ri i Barcelonës. Kampioni i Spanjës bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me ekipin e deritashëm të lojtarit, Athletico Paranaense, me një marrëveshje ku klauzola e lirimit të lojtarit do të arrijë shifrën e 500-milionë eurove.

Marrëveshja nis prej vitit 2024, ndërsa Barcelona thuhet të ketë paguar 30-milionë euro menjëherë, ndërsa 31 milionë euro tjera do t’i ipen ekipit brazilian si shtesa, varësisht nga performancat e lojtarit.

Roque (18-vjeç) ka shënuar 22 herë për Ath Paranaensen në 66 ndeshje, ndërsa është bërë lojtari më i ri që ka veshur ndonjëherë fanellën e kombëtares së re të kareokëve. Gjithashtu, sulmuesi ka kryer kampionatin U-20 të kombëtareve jugafrikane si top-golashënues, duke shënuar gjashtë herë, derisa Brazili fitoi titulllin e dymbëdhjetë të U-20 në Amerikë të Jugut.◼️


 
Të gjitha lajmet nga La Liga