Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EPOKA E RE E GALAKTIKËVE

Real Madrid para gjuetisë së madhe

Foto: goal.com

Real Madrid para gjuetisë së madhe


11 May, 2023 @14:54

Rekord-kampioni evropian është duke menduar seriozisht që të bëj transferin rekord të afatit kalimtar veror, ndërsa pas Jude Bellinghamit për të cilin thuhet se ka arritur marrëveshje personale me madrilenët, gjuetia e radhës është superylli francez, Kylian Mbappe.

Përkundër se Mbappe duket të jetë mirë në PSG, largimi i Leo Messit dhe Neymarit nga klubi pritet të çrrregullojnë skuadrën, ndërsa Real Madrid planifikon një ofertë të freskët që pritet të kapë shumën e 200-milionë eurove për transferimin e tij, ka bërë të ditur goal.com duke përcjellë informatat nga The Telegraph.

Kjo, pasi që madrilenët po mendojnë të krijojnë një epokë të re Galaktikësh. Por, para se gjithash ata mendojnë së pari kalimin në finale të Champions League për ta kaluar Manchester Cityn dhe potencialisht ta fitojnë atë. Kjo, do të lehtësonte gjithçka sa i përket planeve për verën në Bernabeu.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga