Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUSQUETS NDAHET NGA BARCELONA!

Busquets, njeriu që tejkaloi ëndrrat e fëmijërisë

Fotot: mundodeportivo/fb & fcbarcelona/fb

Busquets, njeriu që tejkaloi ëndrrat e fëmijërisë


11 May, 2023 @11:45

Kapiteni i Barcelonës Sergio Busquets ka konfirmuar se do të ndahet me Barcelonën në fund të stinorit pas 18 viteve të kaluara me klubin. Ish-reprezentuesi i Spanjës ka zhvilluar 718 ndeshje me Barcelonën, duke u bërë i treti në histori me më së shumti lojë të luajtura për ekipin. Shokët e thirrnin shkurt, Busi.

Ka fituar, tetë LaLiga, shtatë Copa del Rey, shtatë Superkupa spanjolle dhe tre Liga të Kampionëve. Mesfushori 34-vjeçar iu bashkangjit klubit në vitin 2005 në ekip të të rinjve, ndërsa luajti për Barcelonën B, para se Pep Guardiola t’ia jep mundësinë për të debutuar me ekipin e parë ndaj Santanderit në vitin 2008.

Busquets

“Edhe pse nuk ka qenë vendim i lehtë, menndoj se ka ardhur koha. Ka qenë një aventurë e paharrueshme. Kam ëndërruar gjithmonë të luajë për këtë fanellë dhe në këtë stadium. Realiteti ka tejkaluar ëndrrat e mia,” ka thënë ndër të tjera Busquets.

“Ka qenë nder, krenari dhe mundësi për të mbrojtur këtë bexh, për të prezantuar këtë vend për aq shumë vite. Por, gjithçka që nis edhe përfundon, prandaj dua t’i falenderoj secilit që më ka mundësuar këtë rrugëtim prej ditës së parë e deri në atë të fundit,” ka shtuar ai.

Busquets

Me Spanjën, Busquets ka fituar Kupën e Botës në 2010 si dhe EUROn 2012. Me Barcelonën, pos titujve të numëruar ka fituar edhe tre Superkupa evropiane dhe tre Kupa të Botës për klube. Ndërsa është një fitore larg për të fituar edhe titullin e nëntë të kampionit në LaLiga.

Barcelona në njoftimin për ndarjen me lojtarin e ka përshkruar atë si njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që ka veshur fanellën e klubit.

Busquets

Ndër thëniet më të njohura për të përshkruar lojën e tij, e kishte thënë bashkëlojtari i tij i dikurshëm te Barcelona, uruguajani Luis Suarez: “Nëse Busquets të shikon, kuptoje që ty nuk do të ta pasojë topin në atë moment.”

 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga