Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFERA SNEIJDER

Kah t’ia mbathë?!

REUTERS

Kah t’ia mbathë?!


10 January, 2013 @12:44

Oferta prej 10 milionë eurosh nga Galatasaray te Inter është pranuar krahëhapur nga Massimo Moratti (kryetar i Interit) për mesfushorin holandez, Wesley Snijder. 

Mirëpo, problemi qëndron te futbollisti. Wesley Snijder nuk e dëshiron Turqinë. Më mirë të thuhet, gruaja e tij, bukuroshja, Yolanthe Cabau. 

Bukuroshja Yolanthe ka luajtur në një film pornografik shumë kohë më parë dhe nuk po pritet mirë nga qarqet muslimane në Turqi. 

Në anën tjetër, trajneri karizmatik i Galatasarayit, Fatih Terim, i ka dërguar mesazh nerroazzurëve se përgjigjen definitve të Sneijderit do ta presë deri të premten. 

Në anën tjetër, mediat turke as që dyshojnë në ardhjen e tij. Ato tashmë ia kanë veshur fanellën kuqeverdhë të Galatasarayit yllit holandez. E mediat italiane i shohin ato turke si shumë optimiste duke marrë parasysh se ato e njohin shumë mirë Sneijderin dhe se primare për futbollistin është gruaja e tij dhe vendqëndrimi i saj. 

E Sneijder shpreson edhe në diçka tjetër. është duke e pritur një ofertë nga Los Angeles Galaxy.

Diçka është e qartë se këtu më së paku pyetet Sneijder. Vendos Yolanthe. 


 
Të gjitha lajmet nga