Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN EDHE NJË MEDALJE

Laura Fazliu me medalje të bronztë në debutim olimpik!

Laura Fazliu me medalje të bronztë në debutim olimpik!


30 July, 2024 @18:25

Kosova ka fituar edhe një medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024” pasi që Laura Fazliu, si debutuese në LO, ka fituar në duel për vend të tretë kroaten Katarina Kristo dhe kështu është stolisur me medaljen e bronztë.

Fazliu, që u mposht në çerekfinale, ka garuar në repechage, duke mundur fillimisht kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard e më pastaj në duelin vendimtar për medalje ka kaluar edhe kroaten Kristo, që me tri shido u mposht pas Golden Score.

Kështu, Laura Fazliu ka arritur medaljen e parë në histori për vete, të dytën në këto Lojëra Olimpike për Kosovën, ndërsa të pestën në total në tre LO për shtetin e Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike