LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Foto: NOC
Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, mbetet në garë për të bronztë
29 July, 2024 @17:16
Humbje në gjysmëfinale për Akil Gjakovën.
Xhudisti pejan u mposht në gjysmëfinale nga azerbajxhanasi Heydarov, por megjithatë mbetet ende në garë për medalje, atë të bronztën.
Lufta në kohën e rregullt përfundoi pa fitues, e në “Golden Score” Heydarov fitoi me një waza-ari. I renditur i pari në Botë për momentin në kategorinë -73 kilogramë, azerbajxhanasi Hidayat Heydarov është bartës në këtë kategori dhe ishte kundërshtari më i fortë me të cilin do të mund të përballej xhudisti pejan sot.
Në garë për medalje të bronztë Akili do të përballet me japonezin Soichi Hashimoto.
Sa i përket xhudistëve tjerë të Kosovës, të udhëhequr nga mjeshtri i madh Driton Kuka, nesër (30 gusht) garon xhudistja Laura Fazliu, e më pas më 1 gusht Loriana Kuka.