Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Distria Krasniqi e argjendtë, medalja e parë e Kosovës në Paris

Distria Krasniqi e argjendtë, medalja e parë e Kosovës në Paris


28 July, 2024 @18:47

MEDALJE E ARGJENDTË PËR DISTRIA KRASNIQIN NË LOJËRAT OLIMPIKE PARIS 2024!

Xhudistja kosovare u mposht në finale nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, për ta fituar kështu medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë te vajzat.

Uzbekja që sot ishte kundërshtare e xhudistes kosovare në ranglistën botërore të xhudos në këtë kategori është e renditur e para për momentin dhe duelin final sot e fitoi falë një pike të fituar në fillim të duelit.

Pas të artës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kjo është medalja e dytë e fituar nga Distria Krasniqi, një arritje e jashtëzakonshme.

Rrjedhimisht, Distria bëhet sportistja e parë në histori të sportit kosovar që merr medalje në dy Olimpiada të ndryshme. Sa i përket Parisit, kjo ishte medalja e parë e Kosovës në këtë Olimpiadë.

Nesër (29 korrik) në Paris në xhudo do të garojnë Nora e Akil Gjakova, ndërsa në boks Donjeta Sadiku. Xhudistët në fjalë do të garojnë përafërsisht duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit, e Donjeta garon pas orës 20:00.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike