GJITHÇKA PËR LO "PARIS 2024" DHE ORARI I SPORTEVE
Kryesoret që duhet t’i dini për “Parisi 2024”
26 July, 2024 @13:43
Lojërat Olimpike të Parisit 2024 që fillojnë sonte do të kenë 3 mijë e 800 orë sport të drejtpërdrejtë dhe do të shpërndahen 329 medalje të arta në të gjita sportet.
Janë 32 lloje sportesh me 18 ditë gara, kryesisht në kryeqytetin e Francës, rrethinë dhe vendet tjera. Ceremonia e hapjes zyrtare të “Parisi 2024” mbahet më 26 korrik, por disa sporte kanë nisur ditë më parë, me futboll, hendboll e shigjetari.
Ceremonia e hapjes do të mbahet përgjatë lumit Seine, në vend se si zakonisht në stadiume. Mbyllja e Lojërave Olimpike do të bëhet më 11 gusht.
FINALET E VRAPIT 100m.
3 gusht, e shtunë prej orës 21:20 mbahen finalet në vrapin 100m. për femra, ndërsa meshkujt një ditë më vonë, pas 24 orësh. Të dyja këto zhvillohen në Stade de France, ku të gjitha garat në shtegun vrapues mbahen.
SPORTI I RI
Në “Paris 2024” vetëm një sport i ri do të jetë në krahasim me LO tjera. Ajo quhet “Breaking” që është stil i vallëzimit të Bronxit të NeëYorkut që me kohë ka evoluuar në sport garues! 16 femra dhe 16 meshkuj do të marrin pjesë në garë për medalje në “breaking”.
Bejsbolli/softbolli dhe karate që kanë qenë si sporte në “Tokyo 2020” nuk do të zhvillohen në “Paris 2024”.
MASKOTA
Rrallë herë maskotat nuk janë kafshë ose ndonjë simbol tjetër që ka të bëj me qenie. Kësaj radhe francezët për “Parisi 2024” kanë zgjedhur frygen [Phryge]. Kjo është kapelë që është mbajtur nga revolucionarët e revolucionit të famshëm francez nga shekulli XVIII. Por, ato datojnë që prej vitit 1163 që janë të njohura si kapela frigiane (phrygian cap) të mbajtura nga ndërtuesit e katedrales së Notre-Dame’it. Francezët e konsiderojnë frygen simbol të lirisë.
SA FITOJNË TË SUKSESSHMIT NË “PARIS 2024”
Federata e Atletikës ka bërë të ditur si e para Federatë ndërkombëtare që do të shpërblejë në të holla fituesit në Lojërat Olimpike. 2.4 milionë dollarë është totali i shpërblimeve, ndërsa medalistët e artë do të marrin nga 50 mijë dollarë.
RUSIA DHE BJELLORUSIA NË “PARIS 2024”
Përkundër ndalesës së pjesëmarrjes në shumë organizime sportive të mëdha, KON i ka dhënë të drejtë sportistëve rusë dhe bjellorusë që të marrin pjesë në Paris, por nën flamurin olimpik dhe me shenjë të AIN (Atletë Individual Neutral). Por, KON ka bërë të ditur që ata nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes.
ORARI I GARAVE DHE VENDET:
Ceremonia e hapjes: 26 korrik, River Seine
Shigjetari: 25 korrik deri më 4 gusht, Invalides
Gjimnasitë artistike: 25 korrik deri më 4 gusht, Bercy Arena
Not artistik: 5-10 gusht, Bercy Arena
Atletikë: 1-11 gusht, Stade de France (track & field), Trocadero (race walks), Invalides (marathons)
Badminton: 27 korrik deri më 5 gusht, La Chapelle Arena
3x3 Basketboll: 30 korrik deri më 5 gusht, La Concorde
Basketboll: 27 korrik deri më 11 gusht, Pierre Mauroy Stadium (group phase) & Bercy Arena (finals)
Volejboll plazhi: 27 korrik deri më 10 gusht, Eiffel Tower Stadium
Boks: 27 korrik deri më 10 gusht, North Paris Arena & Roland-Garros Stadium
Breaking: 9-10 gusht, La Concorde
Sllallom kanu: 27 korrik deri më 5 gusht, Vaires-sur-Marne Nautical Stadium - White water
Sprint me kanu: : 6-10 gusht, Vaires-sur-Marne Nautical Stadium - Flat water
Çiklizëm BMX: 30 korrik deri më 2 gusht, La Concorde (freestyle), BMX Stadium (racing)
Çiklizëm mountain bike: 28-29 korrik, Elancourt Hill
Çiklizëm rrugor: 27 korrik to 4 gusht, Pont Alexandre III (time trials), Trocadero (road races)
Çiklizëm shteg: 5-11 gusht, National Velodrome
Zhytje: 27 korrik deri më 10 gusht, Aquatics Centre
Equestrian: 27 korrik deri më 6 gusht, Chateau de Versailles
Fencing: 27 korrik deri më 4 gusht, Grand Palais
Futboll: 24 korrik to 10 gusht, Bordeaux Stadium, Geoffroy-Guichard Stadium, La Beaujoire Stadium, Lyon Stadium, Marseille Stadium, Nice Stadium & Parc de Princes (finals)
Golf: 1-10 gusht, Le Golf National
Hendboll: 25 korrik deri më 11 gusht, South Paris Arena (group stage), Pierre Mauroy Stadium (knockout phase)
Hokej: 27 korrik deri më 9 gusht, Yves-du-Manoir Stadium
Xhudo: 27 korrik deri më 3 gusht, Champ-de-Mars Arena
Not maraton: 8-9 gusht, Pont Alexandre III
Pentatlon modern: 8-11 gusht, North Paris Arena (ranking round), Chateau de Versailles
Gjimnastikë ritmike: 8-10 gusht, La Chapelle Arena
Rowing: 27 korrik deri më 3 gusht, Vaires-sur-Marne Nautical Stadium - Flat water
Rugby 7s: 24-30 korrik, Stade de France
Lundrim: 28 korrik deri më 8 gusht, Marseille Marina
Qitje: 27 korrik deri më 5 gusht, Chateauroux Shooting Centre
Skateboard: 27 korrik deri më 7 gusht, La Concorde
Sport climbing: 5-10 gusht, Le Bourget Climbing Venue
Surfing: 27 korrik deri më 4 gusht, Teahupo’o, Tahiti
Not: 27 korrik deri më 4 gusht, Paris La Defense Arena
Ping-pong: 27 korrik deri më 10 gusht, South Paris Arena
Taekwondo: 7-10 gusht, Grand Palais
Tenis: 27 korrik deri më 4 gusht, Roland Garros
Gjimnastikë me trampolinë: 2 gusht, Bercy Arena
Triatlon: 30 korrik deri më 5 gusht, Pont Alexandre III
Volejboll: 27 korrik deri më 11 gusht, South Paris Arena
Vaterpollo: 27 korrik deri më 11 gusht, Aquatics Centre, Paris La Defense Arena
Peshëngritje: 7-11 gusht, South Paris Arena
Mundje: 5-11 gusht, Champ-de-Mars Arena
Ceremonia e mbylljes: 11 gusht, Stade de France.