TOKYO 2020
Brazili për herë të dytë rresht i artë në futboll
7 August, 2021 @18:47
Kampioni i fundit i Lojërave Olimpike në futboll, Brazili, duke e mposhtur Spanjën me rezultt 2-1, e mbrojti epitetin edhe në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Matheus Cunha shënoi golin e parë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, derisa rezultatin e barazoi Mikel Oyarzabal në minutën e 61’.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, kurse goli i fitores për Brazilin erdhi nga Malcom në minutën e 108.
Brazili Lojërat Olimpike e përfundoi me medalje të artë, Spanja me argjendtë dhe Meksika me bronztë.