TOKYO 2020
Bllokada e Batumit dërgon Francën në finale
5 August, 2021 @16:57
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në mes të Francës dhe Sllovenisë, fituese doli Franca duke e mposhtur kundërshtarin në sekondat e fundit me rezultat të ngushtë 90-89.
Finalen Francës ia solli lojtari Nicolas Batum, i cili e bllokoi kundërshtarin në sekondat e fundit që ishte futur në dy hapësh.
Batum edhe pse luajti me vetëm 3 pikë, u bë ylli i ndeshjes me bllokadën e tij.
Koshashënuesi më i mirë te Franca ishte Nando De Colo me 25 pikë.
Në anën tjetër Luka Doncic u dallua me triple-double prej 16 pikëve, 18 asistimeve e 10 kërcimeve por nuk mjaftoi për fitore.
Në finale Franca do të takohet me SHBA-në, derisa Sllovenia luan me Australinë për medaljen e bronztë.
Humbja e vetme e SHBA-së deri më tani është nga Franca, derisa Franca është ende pa humbje.