TOKYO 2020
Kosovare Asllani në finale të Lojërave Olimpike
2 August, 2021 @19:54
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike me Suedinë, duke e mposhtur Australinë me rezultat minimal 1-0.
Goli për Suedinë erdhi nga Fridolina Rolfo në minutën e 46’ të ndeshje.
Asllani në këtë ndeshje luajti 90 minuta për skuadrën e saj.
Suedia në finale do të përballet me Kanadën, kurse Australia do të lufton më SHBA-në për medaljen e bronztë.