TOKYO 2020
Suedia për herë të dytë rresht pëson në finale, Kosovarja e argjendtë
6 August, 2021 @18:55
Skuadra e femrave të Kanadasë, duke e mposhtur Suedinë pas penalltive, e arriti medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Kosovare Asllani në këtë ndeshje ishte asistuese e golit të parë të Suedisë, por dështoi nga penalltia, derisa Kanada u tregua më e suksseshme në egzekutimin e penalltive dhe e arriti medaljen e artë.
Suedia pas Lojërave Olimpike në Rio 2016, pësoi në finalen e dytë rresht në LO.