TOKYO 2020
Filluan me humbje, kualifikohen për herë të 4 rresht në finale
5 August, 2021 @8:56
Skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kishte nisur Lojërat Olimpike me humbje nga Franca.
Por me fitoren ndaj Australisë me rezultat 97-78, u kualifikuan në finale.
Australia pjesën e parë e mbylli në epërsi me rezultat 42-45, por dallimi u bë në çerekun e tretë, ku SHBA shënoi 32 pikë e pranoi vetëm 10, për ta mos lëshuar më epërsinë.
Kevin Durant me 23 pikë e 9 kërcime ishte më i miri te SHBA, kurse u ndihmua edhe nga Devin Booker me 20 pikë.
Te Australia u veçuan Patty Mills me 15 pikë dhe Dante Exum me 14 pikë të tjera.
Kjo do të jetë finalja e 4 rresht në Lojërat Olimpike për SHBA-në, derisa në 3 finalet e fundit ka 3 medalje të arta.
SHBA në finale do të takohet me fituesin nga dueli Franca-Sllovenia, kurse me humbësin nga ky duel do të përballet Australia për medaljen e bronztë.